Sot janë bërë 21 vite nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë kjo rilindje është sinonim i lirisë.
Postimi i plotë:
Sot, megjithëse në kohë pandemie, ne e shënojnë rilindjen e madhe të Agim Ramadanit. Kjo rilindje ishte sinonim i lirisë. Ai u sakrifikua për të jetuar shqiptarët bashkë, të lirë e të barabartë, pa e cenuar e kërcënuar askë. Lavdi!
(Foto e 3 majit 2017)