Nënkryetari i Gjilanit Arbër Ismajli, i ka shprehur ngushëllime familjes Musliu nga Gjilani me rastin e humbjes së anëtarit të saj i cili humbi jetën tragjikisht.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
I trishtë lajmi për vdekjen e parakohshme të 26 vjeçarit, Agon Musliu, qytetarë nga Livoçi i Epërm, i cili papritmas, na la herët nga kjo botë. Agoni, do të mbahet mend si njeri i qetë e i urtë, e mbi të gjitha, student i shkëlqyeshëm, nga i cili patëm ëndrra e pritje të mëdha.
Një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë, rrethin, dhe, të gjithë qytetin tonë. Lutjet shkojnë për shpirtin e Agonit që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’i japi forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre!
Ngushellimet më të sinqerta për familjen Musliu!