Trajneri i SC Gjilanit, Zekirja Ramadani, ka folur para përballjes me Dukagjinin, duke e cilësuar këtë takim si të vështirë dhe duke kërkuar përqendrim maksimal nga skuadra e tij gjatë gjithë ndeshjes.
Ramadani ka theksuar se futbollistët duhet të luftojnë në çdo moment të lojës dhe të mos largohen nga objektivi i përcaktuar, duke vazhduar rrugëtimin sipas planifikimit të bërë nga skuadra.
“Është një ndeshje e vështirë. Duhet të jemi të përqendruar gjatë 90 minutave dhe të luftojmë në çdo moment. Duhet të përqendrohemi te objektivi ynë dhe të vazhdojmë ndeshjet ashtu siç i kemi planifikuar”, ka deklaruar Ramadani.
SC Gjilani synon të paraqitet me përqendrim dhe angazhim maksimal në këtë përballje, në kërkim të një rezultati pozitiv.










