Agimit që emri tij ushtoj në koshare
Ai që armikut i hapi shumë varre
Strategjia e tij dhe fitorja krenare
Bën që Agimi të jetë kryevepër legjendare
Agimi është vetë modestia
Gjatë gjithë jetës së tij e përcolli trimëria
Dhe atij në Koshare po i buzëqeshte liria
Me 11 prill 99të ndodhi një ngjarje e rëndë
Një humbje e madhe
Më shumë për ne, se sa për ta, në Koshare
Por sikur ai një zë lëshoi
Që këtu asgjë nuk mbaroi
Andaj ashtu të gjithë të bashkuar, duhet luftën për ta fituar
Dhe një porosia ai na e la
Që vetëm një ushtar të mbetet ushtrinë duhet me ba
Kosovë, kufini me Shqipëri nuk të rrinte mirë ty
Kjo ishte arsyeja që Agimi u kthy
As ai nuk duronte dot kufinin
Nga Kosharja, urime Kosovë Çlirimin.
Vepra yte heroike,
Mbetet në piedestal, Katanë
Urime datëlindjen dhe pavdekësinë
Nga Kosova nanë.
Fatmir Kastrati