Një person pa shenja jete është gjetur mbrëmë rreth orës 01 e 15, në një pyll midis fshatrave Llovcë dhe Burincë të komunës së Gjilanit.
Trupi i pajetë i personit për të cilin nuk është gjetur asnjë dokument, duke e lënë të paidentifikuar ende, është gjetur majft i dëmtuar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se viktima është gjetur në një terren të papërshtatshëm malor, ndërsa trupi është shumë i dekompozuar dhe vetëm mjekësia ligjore mund të përcaktojë shkaqet e vdekjes.
“Policia e Kosovës është informu mbramë, rreth orës 01:15, se në një pyll (terren i papërshtatshëm malor) në mes të fshatrave Llovcë dhe Burincë (Komuna e Gjilanit), afër lumit Llapushnicë është gjetur një trup i pajetë (trupi i dekompozuar /I dëmtuar -mashkull), i cili akoma nuk është identifikuar. Njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hashani.