Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka reaguar pas rastit tragjik që ndodhi pasditen e djeshme në Qendren e Studentëve ku humbi jetën një 26-vjeçar nga komuna e Gjilanit.
Ahmeti bëri thirrje që të mos ndjellet edhe më shumë urrejtje dhe ndasi.
Ai ka kërkuar përgjegjësi dhe hetime lidhur me rastin.
Postimi i plotë:
Aman, mos ndjellni edhe më shumë urrejtje e ndasi. Qëndroni familjes pranë sa më shumë. Kjo nuk është vetëvrasja e parë, por mundemi me punu me qenë e fundit në këtë pandemi. Depresioni është sëmundje me të cilin shumica prej nesh jemi ballafaqu. Prandaj edhe duhet të trajtohet e të ndihmohet çdo person që mund të shfaq simptome.
Le të kërkohet hetim e përgjegjësi, por me këtë vrull të sulmeve po duket thua se kemi kërkuar që diçka të shkoj keq. Po shpresoj se e kuptojnë dyja palët që lufta e pakursyer politike në kohë pandemie mund të ketë pasoja të rënda.
Ngushëllime familjes e shpresoj se e gjejnë forcen me përballu këtë humbje të madhe.
#rriNshpi