Agon Musliu nga fshati Livoçë i Gjilanit, sot është përcjellur për në banesën e fundit, Musliu me kërkes të familjës së tij ishte kthyer në Kosovë me 2 maj nga Gjermania, me tu kthyer në Kosovë ai u vendos në karantin në konvikt, me 3 maj Agon Musliu, pasditën e së hënës ai kishte kërcyer nga kati i pestë i konviktit dhe humbi jetën tragjikisht.
Agon Musliu, ishte student i shkëlqyer i masterit, në Gjermani.
Agon Musliu është varrosur sot në orën 12:30 në varrezat e fshatit Gadish të Gjilanit e të pranishëm ishin vetëm familja e ngushtë e tij.
Agon Musliu vdiq në moshën 26 vjeçare.