Në vazhdën e aksioneve humanitare me rastin e muajit të Ramazanit në Malishevë të Gjilanit, nga sot, në furrën “ Malisheva “ do të ndahet bukë falas për familjet e rrezikuara sociale dhe të varfëra.
Këshilli i fshatit Malishëvë në bashkëpunim me Furrën e bukës “ Malisheva “, përmes një njoftimi, ka treguar se sot është marrë vendim që çdo familje me gjendje sociale mund të marrin bukë falas për iftar dhe syfyr.
Njoftimi:
Ju njoftojm që këshilli i fshatit në bashkëpunim me Furren e bukë ,,MALISHEVA” kemi mar vendim që të gjithë ato familje me gjendje sociale, mund të marrin buk për iftar dhe syfyr falas, dhe shpenzimet i bartë këshilli i fshatit dhe pronari i furres z.Sametin të cilin e falënderojm për zemergjërsin e treguar në këtë muaj të shejt Ramazani .
Zoti kabull axherimin .
Me rrespekt
Këshilli i fshatit dhe Kryetari Latif Rafete Maliqi