Tashmë, ka disa netë, që Komuna e Gjilanit, nuk po atakohet me COVID19. Nga të dhënat e publikuara mbrëmë nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, del se nuk kem asnjë rast të ri me koronavirus. Plus asaj, i kemi dy raste të shërimit të plotë, njëri rast është shëruar nga vetë-izolimi, dhe, rasti tjetër, është shëruar nga hospitalizimi.
Aktualisht, nga 51 raste të prekura në Gjilan, të shëruar kemi 31 raste, 2 raste vdekje, 1 rast në hospitalizim, dhe, 17 raste në vetë-izolim. Trajektorja e rënies së lakorës së rasteve, ka marrë rënie të theksuar në nivel vendi. Kjo na bënë të ndihemi jashtëzakonisht mirë, por, asnjëherë të sigurtë.
Duhet të vazhdojmë me masat e ndërmarra. Nuk guxojmë të qëndrojmë indiferent ndaj kësaj pandemie. Vazhdoni të punoni, me kujdes të shtuar, duke i respektuar rekomandimet e nevojshme. Mos dilni në rrugë pa nevojë. Respektoni orarin e kufizimit të qarkullimit.
Po shkojmë drejtë shërimit të plotë, dhe, nuk duhet t’i japim kahje potenciale të rritjes së kësaj pandemie.
#bashkëiadalim