Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore nga data 29 prill 2020 deri me 05 maj 2020, janë hapur raste nga ana e policisë në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit.
Në të gjithë rajonin e Gjilan tridhjetë (30) persona gjithsejtë janë takuar nga policia duke mos e përfill vendimin e qeverisë.
Të gjithë këta persona janë takuar duke lëvizur gjatë kohës sa është caktuar ndalimi i lëvizjes.
Personat e ndaluar janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore, rastet veç e veç procedohen në Procedurë të rregullt në Prokurorin e shtetit.
Gjilan: 30 persona për një javë – arrestohen për mos respektim të vendimit të Qeverisë
Ndani këtë artikull