Në Klinikën Infektive në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë 63 vjeçarja nga komuna e Dragashit e cila është viktima e 27-të me Covid-19 në Kosovë.
Pacientja veç infeksionit me Covid-19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese.
Në mjekimin intensiv në Klinikën Infektive të QKUK-së vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive një pacient i infektuar me Covid -19, i cili ka po ashtu sëmundje kronike të veshkëve dhe është në dializë.