Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, i ka dërguar një letër Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, në të cilën ka parashtruar një kërkesë për mos diskriminim të punëtorëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës në Pakon Fiskale Emergjente.
Në letër thuhet se FSSHK-ja kërkon kërkon nga Ministria e Financave dhe Transfereve që të përfshijënë lista të gjithë punëtorët shëndetësor që punojnë brenda hapësira vetë institucioneve shëndetësor.
“Menaxhmentet e institucioneve shëndetësore nuk duhet të bien nën trysni por ato duhet që ti dërgojnë listat e kompletuara të përfituesve nga Masa 6 e Pakos Fiskale Emergjente”.
“FSSHK apelon që të mos bëhet diskriminim ndaj punëtorëve shëndetësor siç është bërë muajin e kaluar e po ashtu bën thirrje tek Qeveria nëse kanë dyshime tëkërkohet nga Institutit Kombëtari Shëndetësisë Publike vlerësim në lidhje me rrezikshmërinë”, kështu thuhet në letër.
Letra e plotë:
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon nga Ministria e Financave dhe Transfereve që të përfshijë në lista të gjithë punëtorët shëndetësor që punojnë brenda hapësira vetë institucioneve shëndetësor duke filluar nga:punëtorët e shërbimeve teknike, bartësit, vozitësit,sigurimi,sanitarët,punëtorët në kuzhinë, IT, punëtorët administrative të institucioneve shëndetësore, farmacistët, profilet jo mjekësore që janë stafi institucioneve shëndetësore deri tek infermierët dhe mjekët.
Menaxhmentet e institucioneve shëndetësore nuk duhet të bien nën trysni por ato duhet që ti dërgojnë listat e kompletuara të përfituesve nga Masa 6 e Pakos Fiskale Emergjente.
FSSHK apelon që të mos bëhet diskriminim ndaj punëtorëve shëndetësor siq është bërë muajin e kaluar e po ashtu bën thirrje tek Qeveria nëse kanë dyshime tëkërkohet nga Institutit Kombëtari Shëndetësisë Publike vlerësim në lidhje me rrezikshmërinë.
Për FSSHK-në është e papranueshme pastrimi i listave dhe presioni që po bëhet tek menaxhmentet e institucioneve shëndetësore padallim.
Pra edhe një herë kërkojmë në mënyrë kategorike që të mos ketë diskriminim tek punëtorët në sistemin shëndetësor.