Në 24-orët e fundit në Kosovë, Policia ka arrestuar 31 persona për shkak se nuk kanë respektuar dispozitat shëndetësore gjatë pandemisë së COVID-19.
Policia ka njoftuar se në Prizren janë arrestuar 19 persona, në Viti 6 persona, në Mitrovicë të jugut dhe Gjilan nga 2 persona dhe Kamenicë e Ferizaj nga një person, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, nga data 4 maj kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit, qytetarëve u lejohet të dalin vetëm 3 orë brenda 24-orëve.