Mereni me mend, i zoti i shpisë po e shpreh habinë se si i është mbushë oborri me pisllëk e ai nuk e paska dijtë as nuk e paska pa qe 6 vjet?!. Kjo, së paku është qesharake por edhe goxha fyese pēr secilin qytetar të komunës, që ka mendje, që ka sy e veshë!.
Maja e LDK është vërtetë mentalitet i çuditshëm. Para së gjithash i përciptë, konfuz e kontravers.
Kjo më poshtë është deklarata e hiç më pak se e nënkryeyarit të komunës:
“Pamje e rëndë. Ajo që shohim është e dhimbshme dhe shqetësuese jo vetëm për këta banorë, por për gjithë qytetin. Apelojmë për respektim të natyrës dhe lumenjve, të rrugëve e trotuareve, sepse jemi të gjithë së bashku që i shfrytëzojmë këto hapësira. Nuk kisha dëshiruar ta shohë këtë pamje në asnjë vend të Kosovës”, ka thënë nënkryetari Ismajli.
E shihni.
Nënkryetari po e shpreh habinë dhe irritimin e thellë për gjendjen katastrofike ambientale në qytetin të cilin e udhëheqë ai vet. Po ngjanë sikur dikush, si puna e alienëve (jashtëtoksorëve) ia paska zbarkue bërllogun nëpër qytet e ky s’paska pasë lidhje me këtë punë.
Jo i nderuar, jo. Deponitë e egra nëpër qytet e kudo jashtë tij, janë krijuar qe 6 vite pa rreshtur dhe kjo ka ndodhe para syve tuaj dhe me miratimin tuaj. Ka ndodhur sepse Ju, koka e udhëheqjes së komunës, moti e keni humbë rrugën e Zotit e të Ligjit.
Dhe sot, po mundoheni me këso akte minore me u tregue se jeni “të gjallë” e jeni në shërbim të lagjeve e të familjeve të Gjilanit.
Ajo që e irriton secilin qytetar që e don këtë komunë dhe që e don të sotmen e të ardhmen e njerëzve të saj, është mashtrimi që Ju, maja e LDK-së po mundoheni me ia bë në vazhdimësi përmes “vajtimeve” e “kukamave” për të zezat që ia keni bë vet pa u ndalë kurrë qe 6 vite e më shumë.
Besojmë shumë që qytetari dhe familja e Gjilanit është larg më e zgjuar se akrobacionet e juaja edhe shumë të vonuara e besa edhe shumë të tejdukshm e bajate.
Ani, ky aksion, paska rastisë në ditën e Europës. Europa para se me qenë e pastër, e shëndetëshme, e edukuar, shumë e zhvilluar,… ēshtë mentalitet harmonie e përparimi i ndërtuar gjeneratë pas gjenerate nëpër decenie e nëpër shekuj..
Sidoqoftë, populli e thotë “Më mirë vonë e pak, se kurrë e hiç”!. Aferim!.
Pavarësisht krejtë këtij marifeti të komunarëve, ne e përshëndesim dhe e përkrahim sinqerisht fushatën e komunës (përmes nënkryetarit të saj) për pastrimin e hapsirave nga deponitë e egra në qytet e jashtë tij por, ju përkujtojmë edhe njëherë që, me fushata nuk mirëmbahet ambienti dhe higjiena publike e komunës. Me fushata gjithësesi kthehet sadopak përqëndrimi i vëmendjes së publikut për kujdes të shtuar për ambientin ku jetojmë dhe ngritet vetëdija e tij por, kjo nuk e zgjidhë problemin qëndrueshëm. Hapsirat publike mirëmbahen me planifikim dhe shtritje vjetore, me program të saktë vepruee me të gjitha resurset e nevojshme. Kjo duhet të jetë punë sistematike rutinore që duhet të bëhet (qysh e ka mësue Luta me e thënë) 24/7 dhe përherë.
Së paku, përherë është momenti që të kthjelleni e të mësoni. Vetëdisiplinimi është përkushtim i veçantë dhe virtyt i lartë. Për disa njerëz dhe disa organizime ky stad është “mission impossible”. S’mund e bëjnë dot. Fatkeqēsisht!.