Drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka deklaruar se e drejta universale më e madhe se më me vlerë se ndalesa e përkohshme e lëvizjes, është e drejta për jetë dhe se të gjitha masat e ndërmarra kanë për qëllim shpëtimin e jetëve.
Ramadani u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin, duke theksuar se virusi nuk ka këmbë andaj nuk duhet dhënë këmbët tona.
Ai shtoi se nuk mund të bëhet lëvizje e lirë në të njëjtën kohë edhe e këmbësorit edhe e veturave, pasi pasojat i dinë të gjithë.
Reagimi i plotë:
Semafori i kuq!
A e keni menduar ndonjëherë se drita e kuqe në semafor është antikushtetuese?
Po. Por qëllimi i vërtetë është prioriteti reciprok i qarkullimit të njerëzve dhe veturave!
Nuk mund të bëhet lëvizje e lirë në të njejtën kohë edhe e këmbësorit edhe e veturave!
Pasojën e dini të gjithë!
Kjo ndalesë mund të konsiderohet antikushtetuese!
Kush ka të drejtë të më ndalë lirinë time të lëvizjes në rrugë, në semafor, në lauren e trenit, kudo?
Po pse bëhet kjo?
Sepse ekziston një e drejtë universale më e madhe dhe më me vlerë se ndalesa e përkohshme e lëvizjes!
E drejta për jetë!
Të gjitha masat që merren duken të padrejta për çdonjërin që nuk mendon e nuk sheh përtej hundës!
Masat e kanë një qëllim: shpëtimin e jetëve!
Kjo është shëndetësia publike!
Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!