Një çunakut të veshur me të kuqe ose i ka humbë rruga për te partia e tijë ose nuk ka komunikim me shefin e tijë dmth me kryetarin e tijë.
Luftën me Covid 19 ne Komunën e Gjilanit nuk është duke e bërë i vetëm as Luta e as Arbëri, bashkë me ta është një armatë e tëre nga të gjitha sferat si mjekët, policët, FSK-ja, përfaqsuesit e partive politike, zjarrëfikësit, përfaqsuesit fetarë, Kryetarët e Këshillave te fshatrave dhe lagjeve te qytetit e kush jo tjetër.
Komiteti për Emergjencë i Komunës së Gjilanit ka vendosë një komunikim dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me IKSHPK-në dhe Ministrinë e Shëndetësise.
Ministri i Shëndetësisë me rastin e vizitës së tijë Gjilanit bile edhe deklaroj se Gjilani nga aspekti i luftës kundër përhapjes së Covid 19 është një hap para të tjerave komuna.
Kolegët nga partija e çunakut kanë paraqitë para Komitetit për Emergjenca regjistrin e familjeve të cilët duhet ndihmuar me pako ushqimore dhe të njëjtit janë ndihmuar pa asnjë hezitim.
Komiteti për Emergjenca i Komunës se Gjilanit ka takime të rregullta me përfaqsuesit e partive politike të përfaqsuara në Kuvendin Komunal të Gjilanit, në këto takime rregullisht merr pjesë edhe shefi dhe kryetari i këtij çunakut.
Në takimin e fundit të përbashkët të cilin edhe e kanë postuar mediat në rrjete sociale ka pasë një pëlqyeshmeri të jashtëzakonshme duke e renditur Komunën e Gjilanit si një komunë që duhet të jetë shembull jo vetëm se për komunat tjera por edhe për nivelin qëndror se si duhet punuar me një tolerancë politike dhe fetare.
Çunaku si duket qenka gëzuar me paraqitjen e këtyre 9 rasteve të reja me Covid 19 sepse i paska dal një mundësi për paraqitje në skenë dhe për shprazje të radhës së vnerit ndaj fiksimit të tijë, Lutës, Arbërit dhe të tjerëve.
Është një përpjekje e çunakut për të vendosur një simetri të së keqës kundruall të mirave që i ka pasë kjo kohë siq janë puna vullnetare, angazhimi, solidariteti etj.
Mos ju paça borxh atyre që “ju duhet” të bëjnë telallin e së keqës .
Aliu i kundërpërgjigjet Osmanit: Çunaku si duket qenka gëzuar me paraqitjen e këtyre 9 rasteve të reja
Ndani këtë artikull