Sot, me 11 maj 2020 behen plot 21 vite nga burgosja ime nga forcat militare dhe paramilitare serbe. Ishte nje dite e rende dhe shume e veshtire per mua, per familjen, per shoket e mi e sidomos per kolegët me që une isha udheheqes i departamentit te shendetesise në spitalin ushtarak që shërbente në Zonen Operative të Karadakut.
Deri me 31 maj 1999 u mbajta ne Gjilan, kurse nga ajo datë më depertuan në Serbi. Rrugës mendoja se jetës time i kishte ardhur fundi. U keqtrajtova në mënyrën më të tmerrshme nga forcat serbe. Prapë, u përballua disi ai keqtrajtim shtazarak, ku e shihja vdekjen me sy. Siç thotë populli, “njeriu më i fortë se guri”.
Kam ndegjuar me heret nga nje Hoxhë kur thoshte ” Nata e pare e varrit eshte me e renda”, por unë mendoj se për mua nata e 11 majit 1999 ishte e njejte si ajo nata që e thoshte Hoxha.
Populli i Kosovës ka përjetuar ngjarje të tmerrshme, e po vazhdon të ballafaqohet me vështirësi nga më të ndryshmet. Shpeshherë po më rastisë të nevrikohesem per veprimet politike në Kosovë, e edhe ndaj disa politikanëve që janë çorruar ndaj pasurisë, por kur e mendoj periudhën e vitit 1999, shpesh edhe i fali.
Nuk e di a kam te drejte, por, uroj ta shohim Kosovën e zhvilluar, ashtu siç e paramendonim para vitit 1999.
I juaji,
Mr. Sci. Dr. Xhevat DEMIRI
P.S kjo foto eshte realizuar menjehere pas daljes nga burgu