Në Gjilan janë kryer testet edhe për 50 banorë të cilët kanë pasur kontakt me personat e konfirmuar me Covid 19, rezultatet pritet që të dalin sot gjatë ditës.
Kryetari Haziri, dje përmes një statusi në facebook, ka thënë se priten rezultatet e 50 personave të cilëve u janë marrë mostrat.
Postimi i plotë:
#Dita60. 50 mostrat e sotme në Gjilan janë në proces në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe presim që rezultatet t’i marrim gjatë ditës së nëserme.
Komiteti i Emergjencave për parandalimin e përhapjes së #Covid19, ka marrë të gjitha masat për t’i mbikëqyrë 10 rastet e fundit, si pasojë e burimit të ri të infekstionit në një spital priavat.
Gjendja e të infektuarve është e mirë, të gjithë janë në vetizoloim duke përfshirë edhe nënën e re, e cila është infektuar gjatë kohës së lindjes në spitalin privat.
Pra, burimin e ri e kemi në menaxhim të plotë dhe po punojmë që ta mbyllim edhe këtë fazë 14 ditore të menaxhimit të situatës së re.
Ju lutem, vazhdoni t’i përmbaheni orarit të daljes. Dil vetëm nëse e ke patjetër, por me maska e dorëza dhe duke e mbajtur distancën!