Këshilltari Komunal nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan z.Gentrit Murseli ka apeluar tek të gjithë qiramarrësit që të shqyrtojnë vlerën e qirasë që ata përfitojnë nga bizneset që operojnë në lokalet e tyre.
Secili biznes e ka të vështirë mbijetesën në këtë situatë pandemie, shumica prej tyre kanë zvogëluar numrin e punëtorëve dhe disa biznese i kanë larguar të gjithë punëtorët në afat të pa caktuar.
Të gjitha bizneset e kanë të vështirë mbijetesën por veçanarisht bizneset e vogla që kanë pasur qira të lartë dhe qarkullim sa për të mbijetuar.
Andaj në këtë situatë të jashtëzakonshme do të ishte akt burrëror dhe patriotik që qiramarrësit të shqyrtonin vlerën e lokaleve të tyre.
Do të ishte përfitim i dyanshëm në rast se qiramarrësit zbresin qiratë e tyre, sidomos ata që marrin mbi 500€.
Në një anë do t’i garantonin vetës të hyra të vazhdueshme mujore ndërsa në anën tjetër biznesi do t’a kishte shumë më të lehtë rimëkëmbjen.