Të shumtë janë kosovarët të cilët pushimet verore i kalojnë në Shqipëri, e sidomos në Durrës.Mirëpo, për shkak të situatës me COVID-19, pushimet e kësaj vere janë ende në pikëpyetje.Megjithatë, Shqipëria duket se është gati për sezonin turistik.
Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, ka treguar se Durrësi është gati për të pritur turistët kosovarë prej datës 15 qershor.Tahiri tha se situata në Shqipëri është drejt stabilizimit. Si theksoi se janë duke u bërë përgatitjet për sezonin turistik.
“Në përgjithësi situata në Shqipëri është drejt stabilizimit. Ne si bashki jemi duke bërë përgatitjet për sezonin e ri turistik, të hënën me datën 18 hapen të gjitha baret dhe restorantet. Të gjithë janë duke bërë riparimet e vogla dhe punimet paraprake për të pritur turistët”, ka thënë Tahiri.
Ai tha se nuk presin numër të madh të turistëve si në vitet tjera, për shkak të pandemisë me COVID-19.
Ai tha se Durrësi është duke iu kthyer normalitetit sa i përket situatës me COVID-19.“Për një periudhë prej më shumë se dy javë nuk ka qenë asnjë i infektuar. Durrësi ka pasur 5 raste me vdekje nga COVID-19. Në qytetin tonë janë respektuar masat dhe s’ka pasur shumë probleme”, deklaroi Tahiri.