Kosova ka regjistruar 919 raste me coronavirus deri më tani, me 671 të infektuar dhe 29 të vdekur.
Dy rastet e para u konfirmuan fiks para dy muajsh, më 13 mars. Pacientja e parë ishte një shtetase italiane e moshës 20-vjeçare, ndërsa pacienti i dytë i infektuar ishte një kosovar nga Vitia i moshës 77-vjeçare
Për 61 ditë, numri i rasteve u shumfishua dhe harta e komunave të prekura u zgjerua duke arritur shifrën prej 919 të infektuarve gjithsej.
Komuna e Ferizajit për dy muaj regjistroi më së shumti raste me koronavirus, gjithsej 100. E dyta u rendit Komuna e Prizrenit me 87 raste poztive duke u pasuar nga Prishtina me 81 të tilla.
Pas tyre u rendit Malisheva me 76 raste, Peja me 74, Gjilani 72, Vitia 53, Mitrovica Veriore 43, Kamenica 41, Suhareka 37, Vushtrria 33, Zveçani 25 e Rahoveci 24.
Nga 22 raste u regjistruan në Zubin Potok e Leposaviq, 19 të tjera në Shtime, 17 në Mitrovicën Jugore, 16 në Gjakovë, 15 në Lipjan e 11 në Podujevë.
Disa nga komunat e Kosovë regjistruan shifra të ulëta të rasteve pozitive me koronavirus. Të tilla janë Istogu e Fushë Kosova me nga 8 raste, Hani i Elezit e Kaçaniku me nga 7 raste, Skënderaj me 6 raste, Klina me 5, Deçani e Dragashi me nga 3 raste dhe Drenasi e Obiliqi me nga 2 raste.
Në anën tjetër 6 komuna të Kosovës i kanë shpëtuar coronavirusit deri më tani.
Komunat pa asnjë rast pozitiv me COVID-19 janë: Graçanica, Juniku, Shtërpca, Novobërda, Parteshi, Ranillugu.
Deri tani, betejën me coronavirusin në Kosovë e kanë humbur 29 persona, derisa janë shëruar 671 të infektuar.