Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 12 pacientë me koronavirus.
Klinika njofton se 8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe me përkujdesje intensive, prej të cilëve 2 janë në gjendje më të rënduar.
Madje, njëri nga ta gjendet në Repartin e Mjekimit Intensiv, me oksigjenoterapi dhe me përkujdesje intensive, transmeton “Zeri.Info”.
Po ashtu bëhet e ditur se 2 pacientë do të lëshohen në shtëpi, pasi kanë rezultuar negativë në testime.