Shoqëria jonë përherë ka treguar kulturën e të vepruarit bashkërisht, në të mirë apo edhe në situata të vështira. Këtë e dëshmuan prej dy muajsh rresht, kur po përballemi me këtë pandemi. Por, gjithmonë ka individë, të cilët mundohen ta njëllosin personalitetin e tjetrit, në situata fatkeqësie. Ky është mjerimi i një pjese shoqërie, e cila posedon individë të tillë, të cilët mendojnë në këtë formë.
Nuk është aspak e lehtë, ta marrësh lajmin se je infektuar me COVID19. Nga ky infektim, mund të shënjestrohemi të gjithë ne. Ballafaqimi me situatën e të atakuarve, duhet të ketë përkrahje të madhe nga ne. Nuk duhet t’i paragjykojmë të prekurit, sepse, nesër, një ndër ta, mund të jemi edhe ne. Mos paragjykoni, vlerësoni situatën edhe për ta, sepse, ata do të shërohen plotësisht.
Mos u mundoni të bëheni rrënues të personalitetit të tyre, duke i sharë apo ofenduar në rrjete sociale, sepse, ata janë vetë ne. Ata nuk kanë faj që janë atakuar nga kjo pandemi, dhe, më shumë se asnjëherë më parë, kanë nevojë për një shtyllë mbrojtëse, kanë nevojë për përkrahjen tonë, për mantelbardhët, e për çdo njërin prej nesh.
Edhe ata janë njerëzit më të mirë të këtij vendi. Ata do ta trajtojnë këtë sëmundje me seriozitet, dhe, do ta tejkalojnë këtë barrierë me të cilën po ballafaqohen aktualisht. Kjo sëmundje ka shërim, mos i sigmatizoni ata! Ky është gabimi më i madh që mund t’ia bëni vetës suaj, familjes, dhe veçanërisht, të prekurve.
Ju lutemi, kufizoni paragjykimet, sharjet e ofendimet ndaj tyre, ndjehuni më parimor, dhe t’i përkrahim të prekurit, por, edhe situatën për ta arritur qëllimin përfundimtar. Bëhuni durimplotë, sepse vetëm bashkë, mund t’ia dalim!
#bashkeiadalim