Në Klinikën Infektive në QKUK po trajtohen 11 pacientë me COVID-19.
Klinika Infektive bën të ditur se 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv, ndërsa 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe 7 raste janë në gjendje stabile.