Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! përmes një aksioni simbolik duke vendosur foto dhe mesazhe në drunjtë dhe hapësirat e pakta të gjelbra që i kanë mbetur qytetit, i bënë thirrje komunës së Gjilanit që menjëherë të merr masa dhe të ndaloj prerjen e drunjëve nëpër trotuaret e qytetit.
Në mesazhet e vendosura nëpër drunjë, përçonin zëshëm nevojën dhe kërkesën për të mbrojtur burimet e rralla të frymëmarrjes së qytetit, absorbuesit më efikas të ndotjes së ajrit, frenuesit e temperaturave të larta në qytetin e asfaltit e betonit, për të mbrojtur mushkëritë e qytetit përmes së cilave mbrojmë vet mushkëritë e qytetarëve.
Si qytetarë, jemi dëshmitarë që historikisht partitë që kanë udhëhequr me Komunën e Gjilanit, qytetit i’a kanë rrudhur edhe ato pak hapësira të gjelbra që i kanë mbetur, duke i’a betonizuar me asfalt dhe ndërtime banesore.
E sikur të mos mjaftonte kjo, në vazhdimësi i’a kanë prerë edhe ata pak drunjë që i’u bëjnë hije qytetarëve gjatë ditëve të nxehta kur ecin nepër trotuaret e qytetit.
Në kohën kur komuna udhëhiqej nga PDK-ja drunjtë u patën sharruar brenda një dite të vetme!
E për dallim nga PDK-ja, sot LDK-ja, sharrimin e bënë në mënyrë më perfide duke i prerë drunjtë, jo brenda një dite të vetme, por për çdo ditë nga dy drunjë!
Edhe një herë i bëjmë thirrje kryetarit të Gjilanit dhe nënkryetarit Arbër Ismajli që ta ndërpresin sharrimin e drunjëve në trotuaret e qytetit.