Sot gjatë ditë ka ndodhur një aksident i rënd tek rruga “ Ali Hadri “ në Gjilan, ku ishin përfshirë dy vetura, në këtë aksident është lënduar një person i cili ishte duke punuar afër një lokalit afarist.
Banorët tregojnë se nga ky aksident punëtori i cili ishte duke punuar është goditur nga njëra vetur, dhe personi i cili është goditur ka thyer dy këmbët.
Një banorë për Radio Star ka thënë se pas disa aksidenteve të një pas njëshme të cilat po ndodhin në lagjen tonë, ne banorët çdo ditë e më shumë po ndihemi të rrezikuar pask nuk kemi siguri edhe para shtepisë sonë.
Rruga ‘Ali Hadri’ është bërë urë lidhëse mes lagjes “ Dardani “, dhe qytetit e cila ka frekuentim aq të madhë sa që është e rrezikshme për cdo këmbësorë të kalojnë në këtë rrugë.
Banorët bëjnë apel tek të gjithë shoferët e veturave, të kenë sa më shumë kujdes se me të vërtet po ndihemi të rrezikuar, e ky rrezik po shtohet dita-dites më shumë./RadioStar
Foto: