#Dita64. Nga 17 mostrat e sotme për #Covid19 në Gjilan, të gjitha kanë rezultuar negative. Po shpresojmë shumë që me sonte po e mbyllim infeksionin sipas kontakteve nga ditët e fundit. Do të vazhdojmë t’i monitorojmë dhe mbështesim 26 rastet e prekura. Urojmë shërim të shpejtë dhe mbylljen edhe të këtij burimi të infeksionit.
Ndërkohë, përpos aksionit për familjen Maloku, kemi filluar edhe aksionin për ndihmë ndaj Ilirit Behlulit dhe me kërkesën e babait të tij, këtë aksion për grumbullimin e mjeteve e kemi filluar tri ditë më parë. Apeloj njerëzit e vullnetit të mirë që ta mbështesin Ilirin për t’iu kthyer jetës normale. Ilir, do ta mundim pandeminë dhe leukeminë.
Për fund, dëshiroj ta falënderoj drejtorin e Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi dhe stafin e këtij televizioni për realizimin e koncertit PËR TY GJILAN, në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit!