Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, përmes nië statusi në facebook, ka treguar se në kuadër të pastrimit dhe dezinfektimit të rrugëve lokale dhe atyre rurale, edhe rrugët e fshatit Zhegër me rrethinë, po vazhdojnë të dezinfektohen.
Postimi i plotë:
Në kuadër të pastrimit dhe dezinfektimit të rrugëve lokale dhe atyre rurale, edhe rrugët e Zhegrës me rrethinë, po vazhdojnë të dezinfektohen nga ekipet tona kontraktuese.
Ky aksion po i pasprinë aksioneve vullnetare të Këshillit të fshatit Zhegër, në krye me kryetarin, Muhadin Haziri, të cilët kanë mbi 10 ditë që kanë marrë aksion të fuqishëm në pastrimin e hapësirave publike, dhe kthimin e një imazhi pozitiv dhe gjelbërues.
Falënderojmë shumë kryetarin e Këshillit të fshatit Zhegër, Muhadin Haziri, së bashku me banorët e kësaj ane, të cilët janë të zotuar që Zhegrës me rrethinë t’ia kthejnë një imazh pozitiv në përcaktimin e identitetit të tyre, si qytetarë shumë ambientalist të Komunës së Gjilanit.
Ne, si komunë, do të vazhdojmë t’iu qëndrojmë pranë kësaj treve patriotësh e intelektualësh, të cilët kanë dhënë shumë patriot e atdhetarë, dhe po vazhdojnë të japin shumë në ndërtimin e imazhit të komunës dhe të shtetit tonë në veçanti, me sportistë profesionistë në arenën ndërkombëtare.
Do të vazhdojmë bashkërisht, në investimin dhe përmisimin e cilësisë së ambientit, deri në vetëdijësimin e plotë të qytetarëve tanë në rëndësinë e krijimit të një kulture ambientale. Mbi të gjitha, identifikimi i një vendi me një ambient të pastër, është imazh i vetë qytetarëve të saj.
Nëse ne jemi ata të cilët e ndotim, atëherë, nuk ka kush që i del në ballë kësaj dukurie, pavarësisht, organizimeve për pastrim e gjelbërim!
#bashkeiadalim