Ishte knaqësi dhe nder i veçantë, ta takoja, z. Shefqet Shefik Sherifi, veteranin e arsimit shqip, i cili një jetë të tërë ia kushtoi kulturës dhe identitetit të jehonës së mësimdhënies shqipe.
Ai rrjedh prej familjes së mulla sherifëve të Gjilanit, një ndër familjet më të vjetra gjilanase, e cila gjurmonte dhe investonte në mbijetesën dhe përmisimin e imazhit të shqiptarëve të shtypur.
Shefqeti, qysh i ri, si 17 vjeçar, në mungesë të kuadrove të mësimdhënies, filloi të punojë si mësues në Bresalc. Pas disa vitesh, angazhohet si mësues në Cërnicë, e më pas ndërmjet vitit 1953-1955, iu desht të shkojë ta kryej shërbimin ushtarak.
Me tu kthyer nga shërbimi ushtarak, angazhohet në pozita të ndryshme, si inspektorë i arsimit, si pedagog, zëvendës drejtor, e më pas edhe si drejtor i shkollës.
Angazhimi i tij i parreshtur, profesionalizmi, përgatitja akademike, bënë që ky njeri të ngrisë kapacitete të reja, dhe, të investojë në edukimin intelektual, dhe, përgatitjen e brezave të rinjë, të cilët bënë revolucion popullorë, për ngritjen e zërit gjithëpopullorë, për arritjen e jetësimit të tri fjalë e të arta, liri, pavarësi dhe demokraci!
Përveç përgatitjes intelektuale e arsimore, ai ishte një patriot i qështjes së fatit mbi atdheun. Mësuesi Shefqet, vazhdimisht përgjatë orëve mësimore, ngriti frymëzim patriotik, e dashuri për vendin dhe shoqërinë tek nxënësit e tij.
Mësuesit Shefqet, i përket thënia popullore se, “Një mësues i mirë është si një qiri: Ai konsumon vetveten për t’ua ndriçuar rrugën të tjerëve”. Ëndrra e tij fillonte si një mësues i cili besonte fuqishëm në potencialin e nxënësve, dhe, i cili shtynte e i shpinte në një plato tjetër, duke arritur ta fitonin rrugën e ndritur të dijës dhe përgatitjen e zgjerimit të rrugëve të mëtejme.
Historia e mësuesve tanë, të gjeneratës së mësuesit Shefqet, është një histori idealesh e përpjekjesh, për të ngritur breza intelektualësh, e patriotësh, të cilët janë të gatshëm të rezistonin në ndërtimin e themeleve të shtetit tonë.
Fundja, rrënjët e edukatës dhe të arsimit tonë kombëtar, i gjejmë tek mësuesit si Shefqet Sherifi.
#bashkeiadalim