Mikrobiologu kosovar, Lul Raka është deklaruar rreth valës së dytë të koronavirusit, e cila pritet që të fillojë dimrit
I pyetur gjatë intervistës në Radio Prishtina, se nëse në Kosovë do të ketë apo jo valë të dytë të pandemisë COVID 19, Raka në këtë pyetje është përgjigjur duke thënë se, nëse kalohet me sukses vala e parë, atëherë vala e dytë nuk do të ketë hapësirë që të përhapet.
Për këtë në do të marrim mostrat e pacientëve do ti ruajmë dhe do pajisemi me të gjitha gjërat e nevojshme që vala e dytë e virusit të mos këtë hapësirë të përhapet.
“Nëse valën e parë të pandemisë e kalojmë me sukses, atëherë vala e dytë nuk do të ketë hapësirë që të përhapet, pasi që edhe numrat janë në rënie nëpër gjithë Evropën. Për parandalimin e përhapjes së COVID19 ne do ti ruajmë mostrat e marra nga pacientët dhe do të pajisemi me teste, respiratorë dhe të gjithë gjërat e duhura, do të jemi më të përgatitur “, ka thënë në fund ai