Pas Decentralizimit, LDK me nënkryetarin e saj, duket se ka vullnet të bëjë sponzorin për ndarje të reja!
Para 11 vitesh, Kosova u copëtua për tu shtuar me komuna, si proces i decentralizimit sa për kamoflazh, e ndarje etnike në thelb! Qysh atëherë janë ngritur shqetësimet për ndarje, e që në fakt për 20 vite kanë lejuar dalje nga kontrolli, të veriut sidomos (tashmë komunë në vete, si pjesa e ndarë e Mitrovicës)! Për 50 ditë qeverisje, akuzuan qeverinë që nuk ka kontroll në veri, kaq hipokrit janë!
Tani, duket se roli kryesor i LDK-së me në prapavij regjisorin dhe skenografin e së keqës së pasluftës, po përgaditen për një kompromis të radhës!
Shpërfaqja e orkestruar dhe planifikuar, tashmë ka filluar. Mirëpo, kalkulimet i keni bërë pa komponentën kryesore, qytetarin!
Mos angazhimi i juaj për vëllezërit tanë në Luginë, nuk e mbuloni dot me deklarata për shkëmbime territoriale!