Opinionisti Fitim Salihu, i ka reaguar deklaratës së Ushtruesit të Detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla rreth një iniciative për faljen e namazit në sheshin Skënderbeu.
Në një shkrim në Facebook, Salihu ka thënë se kur militantat protestojnë me e mbrojtë karrigen e Xhelal Sveçlës, nuk ka shkelje te rekomandimeve dhe ministri hesht.
Por, sipas tij, kur besimtaret protestojne për hapjen e xhamive, ka shkelje te rekomandimeve dhe ministri reagon.
Salihu i drejtohet Sveçlës me fjalët: “Xhelal, kurrë s’tu hoq kerbaçi prej dursh”.
Postimi i plotë:
Dmth kur militantat protestojne me e mbrojt karrigen e Xhelal Sveçles, nuk ka shkelje te rekomandimeve dhe ministri hesht. Por, kur besimtaret protestojne per hapjen e xhamive, ka shkelje te rekomandimeve dhe ministri reagon. Xhelal, kurre s’tu hoq kerbaçi prej dursh – here Xhelal inspektori, here Xhelal xhandari.