Për mua ishte knaqësi dhe nder i veçantë, ta takoja Jakup Berishën, gjilanasin i cili i mbrojti ngjyrat e Kombëtares së ish Jugosllavisë. Ai rrjedh prej një familje intelektualësh e patriotësh, ku, familja e tij, ishte synim përndjekjeje nga UDBA, me çrast, në vitin 1944, Jakupit, ia pushkatuan gjyshin, Ymer Berishën, dhe, axhën, Esat Berisha.
Kishin kaluar 10 vite pas luftës së dytë botërore, kur, Jakup Berisha, arrin në majet e futbollit të ish Jugosllavisë. Jakup Berisha karierën e filloi si 15 vjeqar në C.Zvezda në Gjilan, e më pas, si 17 vjeçar, arriti t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtarës së ish Jugosllavisë.
Berisha, pavarësisht frikës, përndjekjeve e përvuatjeve të familjes së tij, vendosi të shkonte në Beograd për përquar potencialin dhe zërin e shqiptarëve, sepse ishte i vetmi nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe nga Sllovenia.
Kur shkoi në Beograd për të luajtur për Kombëtaren e ish Jugosllavisë, askush nga futbollistët nuk e mirëpritën mirë, për arsye të preardhjes së tij si i vetmi shqiptarë. Aty kishte emra shumë të mëdhenjë të asaj kohe, siq ishin Shekullarac, Shoshkiq, Galiq,
Stipiq, Popoviq, Mugosha, Mlladenoviq. Ai që e përkrahu masivisht, ishte Kroati, Kovaqeviq.
Jakup Berisha, takimin e parë që e kishte me selektorin e Jugosllavisë, Misha Paviq, i kishte thënë se, t’i do të jesh ardhmëria e futbollit të Jugosllavisë, jeni talenti më i madh që kam ndëgjuar ndonjëherë.
Përgjatë karrierës së tij, mbrojti ngjyrat edhe në Liria të Prizrenit, në Trepqën e Mitrovicës. Njeriu që aq shumë e donte futbollin, sistemi Jugosllav nuk e la të përparonte mjaftueshëm, për shkak të bindjeve politike ndaj qështjes shqiptare.
Ai ushtroi funksionin e trajnerit për dy vite në C. Zvezda të Gjilanit, përgjatë vititeve 1973 – 1975, dhe, më pas vazhdoi në Dritë përgjatë viteve 1982 – 1984. Përgjatë viteve 1993 -1996 ishte përgjegjës i grupit të Ferizajit. Në Federatën e Futbollit të Kosovës nga viti 1991 – 2000, ishte anëtar i kryesisë.
Jakup Berisha, do të jetë përherë në mbamendjen e shqiptarëve, si nismëtari i parë, i cili arriti t’i thejë barrierat e Kombëtares së ish Jugosllavisë, dhe, të ngritë emrin e shqiptarëve si talentët më të mëdhenjë të kohës së tij.
Faleminderit, legjendë!
#bashkeiadalim