Superliga e Kosovës ka dy ditë që ka marrë “dritën jeshile” nga Ministria e Shëndetësisë për rikthmin në fusha të blerta.
Kështu pas vendimit skuadrat kosovare kanë filluar të përgatiten sa më mirë për rifillimin e garës, shkruan Gazeta Sheshi.
Më parë skuadra e Dritës ka lëshuar komunikatë ku tregon se një lojtar i tyre ka rezultat pozitiv me COVID-19.
Ky lojtari deri më tani nuk ka shfaqur simptoma dhe do të vijojë të qëndroj i izoluar në shtëpi.
Futbollisti i infektuar i Dritës është Izair Emini, shqiptari nga Maqedonia e Veriut.
Emini iu nënshtrua testeve për COVID-19 në spitalin ‘Sistina’ në Shkup.
Futbollisti në fjalë është bërë i pari në Superligën e Kosovës që infektohet me këtë virus./Gazeta Sheshi/