Shkruan: Ahmet Bilalli, profesor
Të dashur maturant. Erdhi 20 maji kur edhe zyrtarisht sipas kalendarit shkollor do të përfundon viti shkollor. Kësaj radhe jo si herëve tjera ku çdo maturant kishte brengën se si do të festohet fund i studimeve të mesme me një mbrëmje lamtumirëse tashme tradicionale në shkollat e mesme të Kosovës. Si gjithë maturantët e gjithë globit, edhe maturantët e shkollës sonë Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan, nuk do të kenë mundësi të bëjnë një gjë të tillë pasi që jeni ende në luftë me sëmundjen pandemie COVID 19.
Pas mosrealizimit të ekskursionit i planifikuar në fillim të vitit shkollor për shkaqe të lëkundjes së tokës në Shqipëri, iu mohua edhe kjo e drejtë.
Mirëpo ju duhet të jemi të aftë të bëni atë çka shumë nuk kanë pasur mundësi ta provojnë. Rriteni në një botë që shpesh ua trazon mendimet, nuk iu lejon të bëni atë që doni, atë që ju bën të lumtur. Në fund të fundit, ajo e tillë është dhe ju të pafuqishëm për ta ndryshuar atë.
Nesër do të jeni larg, në një botë të panjohur, të detyruar të dëgjoni edhe gjëra që do të na trishtojnë, por kjo s’do të thotë se ju duhet të dorëzoheni. Ëndrrat ju bëjnë më të fortë, të gatshëm për të përballuar çdo gjë. Nëse keni diçka për të cilën ia vlen të luftoni, është një ëndërr, nëse keni diçka që do t’iu bën të lumtur është një ëndërr, nëse ka diçka që nuk iu lë të zhytur në baltë është një ëndërr. Lamtumirë Maturantët e Mi në kohë pandemie! (ab)