Ka ndërruar jetë në moshën 106-vjeçare, Nazim Neziri nga Remniku i Vitisë, njofton Plus Tv.
Ai ishte njëri ndër personat më të moshuar në Kosovë, derisa lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familja Neziri. Plaku nga Remniku që jetoi më shumë se një shekull, ditëve të fundit nuk kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë se vitin e kaluar, Plus Televizion me gazetarin, Shyqeri Halabaku, kishin zhvilluar një intervistë në shtëpinë e të ndjerit nga ku Nazimi kishte rrëfyer shumë ngjarje nga jeta e tij.
106-vjeçari në jetën e tij rrëfente se kishte përjetuar tri lufta, teksa ka treguar se si e kishin varrosur për së gjalli për t’i ikur vrasjes nga pushtuesit bullgarët në rinin e tij.
Plaku kishte treguar se gjatë jetës kishte agjëruar mbi 90 ramazana. Ai tregonte se edhe babai i tij kishte jetuar mbi 115 vjet.
Përshkak të situatës me pandeminë e koronavirusit, familja Neziri ka njoftuar se gjyshi i tyre do të varroset me një ceremoni vetëm nga rrethi i ngushtë familjarë, transmeton Plus Tv.
Për më shumë shih kronikën e realizuar nga Plus Tv: