Nesër prej orës 8:00 deri 13:00, përkohësisht do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve në rrugën nacionale Prishtinë – Gjilan, segmenti nga “Albi Mall” deri tek udhëkryqi për “Pallatin e Drejtësisë për shkak të punimeve.
Gjatë kësaj periudhe qarkullimi i automjeteve do të jetë i mundur nëpër rrugën e vjetër për Gjilan dhe anasjelltas.
Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka kërkuar mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik, të cilët do të udhëtojnë në këtë segment rrugor