Është knaqësi dhe nder i veçantë, të takoj z. Ali Klaiqi, një burrë shumë i ndershëm e bujar, i cili tregon një zemër të hapur ndaj atyre të cilët i takon.
Ali Klaiqi, është një intelektual i kohës së rëndësishme të etapave zhvillimore të aspirimit të të drejtave të shqiptarëve, dhe, në vitet e 90-ta, thurri aktivizmin e tij, mbi idealet e shqiptarëve për Liri, Pavarësi dhe Demokraci.
Ali Klaiqi, për shumë vite, arriti të gërshetojë idealizmin e tij, me punë, angazhim e humanizëm për vllezërit e tij shqiptarë.
Përgjatë viteve 1974-2011, deri në penzion të plotë, punoi si agjent tregtar, në industrinë e duhanit në Gjilan. Aty arriti ta kryej misionin e tij me shumë përkushtim, duke treguar rezultate dhe duke u vlerësuar lartë nga menaxhmenti udhëheqës.
Ali Klaiqi, është i martuar me zonjën, Drita Klaiqi, një emër shumë i respektuar nga institucionet në të cilat ajo punoi. Fillimisht, nga viti 1973, ajo punoi si udhëheqëse e buxhetit në Komunën e Gjilanit.
Më pas, për disa vite rresht, u angazhua si Inspektore e Shërbimeve Publike, dhe, së fundmi, si zyrtare për barazi gjinore, deri në penzionimin e saj, në vitin 2015.
Kontributi i z. Ali Klaiqi, dhe, zonjës së tij, Drita Klaiqi, do të jetë në imazhin dhe përceptimin tonë të përhershëm, dhe, të gjithë atyre të cilëve iu rastisi rasti të punojnë me ta.
Uroj të qëndrojnë stoik në jetësimin e vlerave të tyre shpirtërore, të cilat janë imazh i përceptimit pozitiv të emrit të tyre!
#bashkeiadalim