Klubi gjilanas “ Fc Drita”, sot në mbrëmje ka marrë lajme të mira, ajo ka kaluar me sukses testimet për koronavirus, shkruan Radio Star.
Të gjitha skuadra e Superligës së Kosovës janë të obliguara të bëjnë testet për Covid-19, para se të rifillojë kampionati i futbollit.
Radio Star merr vesh se të gjithë lojtarët kanë rezultuar negativ në testin për koronavirus.
Para pak ditësh, lojtari i Fc Dritës, Izair Emini, pas testeve të bëra në Maqedoni, kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
Skuadra e “ Fc Drita “, merr kështu konfirmimin për t’i vijuar seancat stërvitore në prag të rifillimit të edicionit 2019/20”./RadioStar/