Gjatë festës së Fitër Bajramit, policia ka arrestuar 53 persona të cilët nuk kanë respektuar vendimet e marra për parandalim të përhapjes së COVID-19.
Nga 53 persona, 33 u arrestuan vetëm në Ferizaj, 12 në Prizren, 5 në Gjilan dhe 3 në Mitrovicë.
Më poshtë rastet e plota sipas raportit të policisë:
Rr. Skënderbeu, Kamenicë 24.05.2020 – 13:30. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më lartë pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit lënda e rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Rr. Skënderbeu, Kamenicë 24.05.2020 – 13:30. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më lartë pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.
Fsh. Uglar, Gjilan 21.05.2020 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i kafiterisë i cili nga njësiti policor është hasur duke punuar në kafiteri. Ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit për shkak se nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Hogosht, Kamenicë 24.05.2020 – 21:35. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pronar i kafiterisë është iniciuar lënda e rastit i cili nga njësiti policor është hasur duke punuar. I dyshuari nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Hogosht, Kamenicë 24.05.2020 – 21:35. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pronar i kafiterisë është iniciuar lënda e rastit i cili nga njësiti policor është hasur duke punuar. I dyshuari nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj 24.05.2020-02:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak së në lokalin e tij është hasur duke punuar, andaj më këtë veprim nuk kishte zbatuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit k i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Kaqanik 24.05.2020-05:40. Raportohet se ndaj 33 personave është iniciuar lënda për shkak se kishin vepruar kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Magjistrale lagjja Arbana, Prizren 24.05.2020 – 14:00. Ndaj nëntë të dyshuarve meshkuj kosovar është iniciuar lënda pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.
Rr. Skenderbeu, Suharekë 24.05.2020 – 22:40. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda si më lartë pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Rr. Brigada 123, Suharekë 25.05.2020 – 00:05. Ndaj dy të dyshuarve meshkuj kosovar është iniciuar lënda si më lartë pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.
Skenderaj 24.05.2020-05:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se është hasur me disa persona të tjerë duke u përgatitur të kryejnë rite fetare për festën e Bajramit. Pas kërkesës për largim dhe kërkesës për të zbatuar urdhëresën e BIK-ut dhe Ministrisë së Shëndetësisë, i dyshuari kishte fyer dhe kanosur zyrtarët policor. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Mitrovicë 24.05.2020 – 22:39. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pronare e kafiterisë e cila nga njësiti policor gjatë patrullimit është hasur duke punuar në lokal në të cilën kishin qenë edhe 12 persona tjerë duke konsumuar pije alkoolike. Ndaj të dyshuarës është iniciuar lënda e rastit pasi nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë, kurse me personat tjerë janë marr inspektorët sanitar. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.
Mitrovicë 25.05.2020 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i kafiterisë i cili nga njësiti policor gjatë patrullimit është hasur duke punuar në lokal në të cilën kishin qenë edhe 6 persona tjerë. Ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit pasi nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë , kurse me personat tjerë janë marr inspektorët sanitarë . Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.