Pas lehtësimit të masave anti-Covid edhe Policia e Kosovës pritet t’i rikthehet orarit tetorësh.
Kjo sipas zëdhënësit Baki Kelani, pritet të ndodhë nga dita e nesërme.
Kelani i tha Klanit se varësisht prej vlerësimit të situatës disa prej rajoneve dhe departamenteve mund të vazhdojnë me orarin e vjetër.
“Nga nesër ka qenë e paraparë të rikthehet puna me orarin e vjetër. Por, varësisht prej vlerësimit të situatës disa regjione mund ta zgjasin punën me këtë orar. Planifikimet kanë qenë që nga nesër të fillojmë të kthehemi me orarin e kaluar”.