Knaqësi dhe nder i jashtëzakonshëm ta takoj, z. Fahredin Sherifi, qytetar nderi i Komunës së Gjilanit. Takimi me të më bëri të marrë mësime dhe përvoja jetësore, të një njeriu i cili ka kaluar arritje të mëdha.
Ai rrjedh prej një familje intelektualësh të cilët gjithmonë janë shquar për vlerësimet e tyre arsim, sport dhe kulturë.
Fahredin Sherifi, me propozim të Nehat Osmanit, nga grupi i këshilltarëve të VV-së, është shpallur qytetarë nderi nga kryetari Haziri, për kontributin e tij të madh në arsim, sport e kulturë.
Ai për shumë vite ishte profesor i matematikës, duke iu shërbyer denjësisht investimit të tij shkencor në mësimdhënie, dhe, nxjerrjen e kuadrove të tij të cilët kalonin nëpër duart e tij.
Ai ishte edhe një ndër futbollistët më të mirë të kohrave të arta, kur në vitin 1963 arriti t’ia sjellë qytetit të Gjilanit titullin e kampionit të Kosovës.
Dikur shërbeu edhe si drejtor i palestrës sportive, nga viti 1979-1992, ku nën udhëheqjen e tij, arriti të vendos standarte të larta duke organizuar aktivitete sportive e kulturore.
Si drejtor i palestrës sportive, arriti ta përjetojë edhe kampionatin botëror në hendboll të femrave, në mes ish Jugosllavisë dhe Rusisë.
Ai në vete, përmban një intelekt të veçantë, është një njohës i shkëlqyeshëm i fushës së arsimit, kulturës dhe sportit. Përgjatë jetës së tij, arriti t’i thejë taboret e një njeriu të sukseshëm e me vlera, duke arritur rezultate, dhe, duke bartur epitete të arritjeve.
Farka, siç njihet nga qytetarët e Gjilanit, do të mbetet përgjithmonë njeri i vlerave dhe i shpërfaqjes së intelektit të sukseseve të njëpasnjëshme, i cili arriti të edukojë breza, të jetojë e shërbejë ndershëm, duke dhënë kontribut të çmueshëm aty ku arritën të shkelnin këmbët e tij.
Faleminderit për gjithçka, legjendë!
#bashkeiadalim