Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, sot ka vizituar edhe boksierin gjilanas Elmaz Bajramin, përmes një postimi në facebook, ka treguar se ka marrë mësim nga ai se, nuk mund të vendosni limit në asgjë.
Postimi i plotë:
Është knaqësi e veçantë, të takoj 76 vjeçarin, Elmaz Bajrami, njeriun i cili dha kontribut të çmueshëm në arenën sportive. Ai është një intelektual tipik, i veçantë, një njeri modest, e shumë mikëpritës.
Elmaz Bajrami, qysh nga mosha 16 vjeçare, filloi karrierën e boksit në vitin 1961-1973, në kategorinë pendël në KB Jedinstvo të Gjilanit, më vonë në Partizan, që në vitin 1964 emërohet me emrin Drita.
Poashtu, ai filloi karrierën e trajnerit në vitin 1970, duke marrë licencat më të mëdha në ish Jugosllavi. Me punë dhe përkushtim të madh, Elmaz Bajrami, arriti që KB Partizani, ta inkuadron në ligën e dytë të ish-Jugosllavisë, ku arriti të nxjerr boksier të mirënjohur, siç janë: Ismet Haziri, Agim Latifi, Shemsi Kurtalani, Maksut Maloku, Nazim Halili, Jonuz Pajaziti, Afrim Halimi, Rexhep Jahiu, Mexhit Ramadani, e shumë emra tjerë të mëdhenjë.
Në vitin 1980, Elmaz Bajrami, në Kampionatin Ballkanik, i cili ishte mbajtur në Turqi, ai arriti të shënojë histori e suksese të mëdha.
Në vitin 1984, udhëhoqi reprezentacionin e Jugosllavisë në Rusi, ku ishin pjesmarrës të gjitha shtetet komuniste nga mbarë bota. Për Elmaz Bajramin, thuhet se, ka qenë i papërsëritshëm, ndërsa për Selektorin e Jugosllavis në boks, Bruno Hartinski, deklaron se Bajrami ka qenë enciklopedi e gjallë.
Ky njeri i madh, është edhe mekanik i mirë i veturave, i cili ka mirëmbajtur veturat e KFOR-it, UNMIK-ut, EULEX-it.
Nga ai mësova se, nuk mund të vendosni limit në asgjë. Sa më shumë që ëndërroni, aq më larg arrini. Elmaz Bajrami, do të jetë përherë emër i veçantë në qytetin tonë, nga i cili mund të marrim inspirim e frymëzim të pashoq.
Ai ka një mesazh të veçantë, “Duane sportin, duane atdheun, kontriboni për vendin tuaj kudo që jeni, kjo tokë është e jona, e kemi larë shumë herë me gjak dhe duhet ta ruajmë si sytë e ballit, Republikën tonë.
Përgjithmonë do të jesh në zemrat tona, legjendë!
Urime ditëlindja, kampion! ?
#bashkeiadalim