Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë vendim që të përfundojë Ligën e Dytë. Klubi simpatik, Kika nga Hogoshti do të shpallet kampion i Ligës.
Kika ka 41 pikë si lidere në Ligën e Dytë dhe do të futet në Ligën e Parë.
Përmes një postimi në facebbok, trajneri i Kf Kikës, Shefket Sermaxhaj, ka thënë se asnjëher nuk ka dyshuar në projektin të cilin e ka filluar me klubin nga Hogoshti.
Postimi i plotë:
Zyrtarisht Kampion ??
Asnjëher nuk kemi dyshuar ne projektin qe e kemi fillu,qe si qellim kryesor ishte inkuadrimi i FC KIKES ne Ligen e pare.
Shfrytzoje rastin te falenderoj lojtaret,kryesin e klubit spordashesit dhe ne veqanti ULTRAS LUANET dhe gjithe ata qe kurre nuk kursyen asgje qe te jen afer klubit.
Suksese KIKA…