Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë pranuar një informatë lidhur me një rast “Dhunë familjare”, këtu në Gjilan.
Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigj rastit duke dalë në vendin e ngjarjes ku është arrestuar i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës pasi që i njëjti në shtëpinëe tij, dyshohet se për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike kishte filluar një sulm verbal dhe kanosje serioze ndaj nënës dhe motrës së tij.
Pas arrestimit të dyshuarit fillimisht iu është ofruar ndihma mjekësore tek Spitali Rajonal dhe pastaj është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit i njëjti është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.