18-vjetori i krijimit të Radios Star, që prej muajit Maj të vitit 2002, muaji që shënon edhe transmetimet e para audio në Anamoravë po shoqërohet me vëmendje përgjatë gjithë këtij muaji.
Kryetari Haziri ka uruar themelimin e 18 vjetorit të Radios.
Postimi i plotë:
Me rastin e 18-vjetorit të themelimit të Radio Star, shpreh urimet me të përzemerta. Tash e dy dekada, Radio Star ka qenë një dritare e mirë e informimit të qytetarëve në mënyrë objektive, për të gjitha ngjarjet e temat. Me këtë rast, e kujtoj me mall edhe themeluesin e kësaj radioje tashmë të ndjerin, Xhavit Salihu, i cili do të kujtohet përgjithmonë për kontributin e madh në gazetarinë gjilanase. Urime Starit, festofshi edhe shumë përvjetorë të tjerë!
Lutfi Haziri – Kryetar i Komunës së Gjilanit