Shkruan: Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli
Muaji Maj i vitit 2002, shënon themelet e transmetimit të Radios më të ndjekur në qytetin e Gjilanit. Këto themele bartin epitetin e tani më të ndjerit, Xhavit Salihu, i cili barti origjinalitetin e gazetarisë në një radio lokale. Radio STAR, falë mirëinformimit, programeve të pasura, dhe, materialeve të zgjedhura, ka bërë për vete një numër të konsiderueshëm të dëgjuesve e lexuesve.
Radio STAR, ka marrë jehonë dhe fuqi unike nga të gjithë qytetarët, që nga themelimi i saj. Ky medium arriti të pranojë me sukses sfidat e pashmangshme të dixhitalizimit dhe burimeve alternative të informacionit, me çka edhe arrinë të jetë burim i pashterrshëm i informacionit për të gjithë qytetarët e Gjilanit, por, edhe më tej.
Gëzuar Ditëlindjen Radio STAR! Jetofsh me shekuj, duke vazhduar misionin fisnik të të madhit, Xhavit Salihu.
#bashkeiadalim