Pas vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ka ardhur edhe një reagim nga ana e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Blic,
Në rrjete sociale është krijuar një grup, ku është caktuar data 5 qershor si data për protestën që e kanë quajtur gjithëpopullore.
“Protestë gjithëpopullore me 5 qershor”, thuhet në grupin e krijuar në rrjete sociale.
Ende nuk dihet se a është kjo gjë e zyrtarizuar nga partia e Albin Kurtit, por në deklaratat e deputetëve të kësaj partie, kanë lënë të kuptohet se ata do të mbajnë protesta ditëve në vijim.