Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se Shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon.
Postimi i plotë:
Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se Shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon.
LDK, gjthëherë ka respektuar vendimet e kësaj Gjykate dhe kemi kontribuar që ky institucion të jetë i pavarur dhe ta gëzojë besimin e plotë.
Janë këto personalitete që mbajnë peshën e drejtësisë dhe demokracisë në shtetin tonë të ri.
Vendimi i Gjykatës nuk i destinohet një partie dhe një grupi por një zgjidhjeje kushtetuese, e cila do të vlejë për të gjithë ne, tani dhe në të ardhmen.
I takon Qeverisë së ardhshme, të drejtuar nga LDK që të mbajë peshën e demokracisë dhe të kësaj drejtësie të ndarë nga Gjykata Kushtetuese.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë.
Të gjithë duhet ta respektojmë dhe ta zbatojmë. IM