Të dashur qytetarë,
Bashkë me Komitetin Konsultativ për Persona me Aftësi të kufizuara, vizituam lagjen Dardania, për të parë nga afër punimet në trotuatet e reja në këtë pjesë, si dhe, nevojën që t’iu krijojmë qasje edhe personave me aftësi të kufizuara.
Ky komitet, po luan rol të rëndësishëm, në ngritjen e zërit të përfaqësimit të interesave të këtij komiteti.
Ne, do të punojmë bashkërisht, në krijimin e çdo mundësie për përfaqësimin dinjitoz të përfshirjes së nevojave të këtij komiteti edhe në aspektin infrastrukturor, duke krijuar mundësi të veçanta të lëvizjes për ta.
#bashkeiadalim